Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Durrës. Të dy shtetasit plagosën me thikë një 32-vjeçar, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 të qytetit.
32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al