Ishin fitore të mëdha për “gjigantët” e futbollit gjerman.
Borussia Dortmund e Bayer Leverkusen kanë bërë gjithçka mirë në javën e 11-të të Bundesliga, me “Verdhezinjtë” që fituan 4-0 në “Signal Iduna Park”, ndaj Freiburg, ndërsa “Asprinat” përmbysën gjithçka ndaj Heidenheim duke mbyllur sfidën me shifrat 5-2.
Maximilian Beier, Nmecha, Julian Brandt e Gittens ishin autorët e golave në fitoren e djemve të Nuri Sahin, ndërsa në triumfin e Leverkusen protagonistët absolut ishin “bomberi” çek Patrick Schick, i cili regjistroi tripletën personale në minutat 32’, 71 e 30’, si dhe Granit Xhaka, me “shkatërruesin” shqiptar që shënoi golin e 5-të, si dhe asitoi një tjetër për Palacios, ndërsa për miqtë golat erdhën nga Dorsch e Honsak, në minutat 10’ e 21’.
Humbje shokuese pësuan “Demat” e Leipzig, të cilët u mundën 4-3, në transfertën e Hoffenheim, me Bischof, Bruun Larsen e Adam Hlozek, ky i fundit me një dopietë, që siguruan disfatën e radhës për djemtë e teknikut Marco Rose, të cilët nuk u mjaftuan me golat e Orban e Nusa, si dhe autogolin e Nsoki.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Stuttgart fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Bochum, ndërsa Wolfsburg triumfoi 1-0 ndaj Union Berlin. /i.m /abcnews.al