Premier League/ “Blutë” triumfojnë ndaj Leicester, Fernandez “hero” në “fushën” e “Dhelprave”

schedule15:56 - 23 Nëntor, 2024

schedule 15:56 - 23 Nëntor, 2024

Janë duke u rikthyer gradualisht aty ku kanë vendin, mes më të mirëve të futbollit anglez.

“Blutë” e Chelsea kanë arritur të sigurojnë një tjetër fitore të madhe në kampionat, me djemtë e teknikut Enzo Maresca, të cilët triumfuan 2-1 në transfertën e “Dhelprave” të Leicester, në sfidën e javës së 12-të të Premier League.

Protagonist absolut në “King Poëer Stadium” ishte padyshim “fantazist” argjentinas Enzo Fernandez, i cili asistoi në golin e parë të senegalezit Nicolas Jackson në minutën e 15’-të, si si dhe shënoi golin e dytë në të 75’-n, ndërsa golin e “nderit” për vendasit e shënoi Jordan Ayewfalë një 11-metër në minutën e 95’-të.

Falë këtij rezultati, “Blutë e Londrës” ngjiten në kuotën e 22 pikëve dhe tashmë pozicionohen në vendin e 3-të, me 3 pikë më shumë se Arsenal, teksa para tyre janë vetëm Manchester City e Liverpool, me respektivisht 23 e 28 pikë. /i.m /abcnews.al