Europiani le të harrohet sa më shpejt.
Është vetë Harri Kejn që po ndihmon në largimin e makthit që kaloi në Gjermani verën e shkuar, dhe po shkruan historinë pikërisht në Gjermani.
Kapiteni I Anglisë dha një tjetër shfaqje të nivelit të tij në futboll me 3 gola që I dhanë fitoren Bajernit në Bundesligë ndaj Augsburgut.
Shifrat ishin 3-0 dhe Kejn u bë lojtari që arrin më shpejt në kuotën e 50 rrjetave n kampionatin gjerman.
Sulmuesit iu deshën 43 ndeshje, ndërsa rekordin e mbante Erling Haland ku realizoi 50 herë në 50 ndeshje për Dortmundin.
Në historinë e Bajernit, legjendës Gerd Myler iu deshën 83 ndeshje për 50 gola, Mario Gomezit 71, Roi Makait 67 dhe Robert Levandovskit 64 ndeshje.
“Superylli udhëheq Bajernin drejt fitores, – shkruan e përditshmja “Bild”, – në fillim shqetësim, pastaj erdhi hatriku I Kejnit!”
Sidoqoftë, ndeshja ishte e vështirë pas bavarezët gjetën avantazhin vetëm në minutën e 63-të me penallti, e madje dy rrjetat e tjera të Kejnit erdhën në minutat 93 e 95, pra në kohën shtesë.
Më I miri në lojë ishte Xhamal Musiala me 10 nga 31 gjuajtjet e Bajernit.
Rekordmenët e titujve në Gjermani kryesojnë Bundesligën me 29 pikë në 11 ndeshje, duke mos njohur humbje, ndërsa Kejn është shënuesi më I mirë me 14 rrjeta.
Tashmë, ekipi I trajnerit Vinsent Kompani do të ketë disa ditë pushim për duelin e Championsit ndaj Paris SG që do të luhet të martën në Mynih.