Një 27 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Rezulton se gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë ndaj të riut dënimin me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al