Rrebeshet e shiut dhe stuhia në orët e vona të mbrëmjes së të premtes kanë shkaktuar shkarje masive të gurëve dhe inerteve në Kukës.
Rruga Kukës-Shishtavec u bllokua gjatë natës pas shkarjes së një masivi gurësh në afërsi të shatit Lojme. Kompania sipërmarrëse ka nisur punën për largimin e gurëve nga rruga dhe sigurimin e skarpatës nga shkarje të tjera të mundshme.
Në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut u kthyen në reshje dëborë ndërsa temperaturat ranë ndjeshëm.
Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona të Kukësit, Hasit e Tropojës, për të cilat po punohet nga grupet e punës së OSHEE./abcnews.al