Kriptomonedhat, arkëtari i Syri Tv mbetet në burg

schedule11:06 - 21 Nëntor, 2024

schedule 11:06 - 21 Nëntor, 2024

Gjykata e Tiranës ka lënë  në fuqi 12 nga 20 masat e sigurisë, lidhur me operacioin policor kundër një rrjeti të gjerë për mashtrimim ekonomik me kriptomonedha duke vijuar për ta në mase  “arresti në burg”.

Mes personave që gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg, është edhe Evis Sopi, i cili rezulton punonjës në Syri Televizion, i cili ka detyrën e financierit.

Ndërkohë, për  6 të tjerë, masa është ndryshuar, nga arrest në burg në detyrim paraqitje, dhe për  dy është vendosur “arrest shtepie”.

Në burg janë lënë shtetasit, Pirro Verdhi, Valentino Leka, Ridvan Nuhiji, Nexhmedin Sali, Muhamed Saraçi, Evis Sopi, Frederik Sinanaj, Tedi Agastra, Armando Gjoçi, Genci Sula, Dorian Dodaj dhe Denard Dani.

Masa e sigurisë u ndryshua për shtetasit, Arlin Kajo, Aldi Ruli, Riduan Bajrami, Spartak Gjoçi, Arbëror Agastra dhe Jonid Lazaj.

Në arrest shtëpie janë lënë Aurora Bregu dhe Lidra Leka.

Policia ekzekutoi të  hënë  20 masa sigurie, mes të cilëve  6 pronarë të pikave të këmbimit  valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, por sipas prokurorisë, në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa personat e tjerë  janë bashkëpunëtoret  e tyre, ose persona që reklamonin në rrjete sociale se kryenin shkëmbim me kriptomonedha.

Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”./abcnews.al