SHBA do të dërgojë mina kundër personelit në Ukrainë

schedule07:31 - 20 Nëntor, 2024

schedule 07:31 - 20 Nëntor, 2024

Administrata e presidentit demokrat në largim të SHBA, Joe Biden ka miratuar ofrimin e minave tokësore kundër personelit në Ukrainë, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Masa mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimeve ruse në lindje të vendit. Sipas raporteve, Ukraina do t’i përdorë minat në territorin e saj, por jo në zonat e populluara me civilët e saj.

Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar Ukrainës mina antitank gjatë gjithë luftës së saj me Rusinë, por shtimi i minave kundër personit do të synojë avancimin e trupave tokësore ruse.

Ky vendim vjen disa ditë pas dhënies së dritës jeshile për të përdorur raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi në territorin rus, ndërsa Moska ka thënë se do të ketë hakmarrje “të përshtatshme”./abcnews.al