Vetë epiteti që pati tregon se cili ishte.
Pele ishte legjendë jo vetëm e Brazilit, por e gjithë futbollit botëror, dhe jo vetëm e brezit të tij, por për të gjitha kohët.
Ylli tashmë I shuar, që u shpall tri herë kampion I botës, ka një ditë të shënuar në karrierë kur arriti kuotën e 1000 golave.
Ishte 19 nëntor I vitit 1969, pra këtë të martë mbushen 55 vjet që nga mbrëmja e shënuar.
Ia doli me penallti në stadiumin “Marakana” në Rio de Zhaneiro, impiantin më të madh të ndërtuar për futboll, në një ndeshje mes Santosit të tij dhe Vasko de Gamës.
Tifozët vendas, edhe pse kundërshtarë, I dhanë një duartrokitje të gjatë legjendës së kombëtares së tyre.
Natyrisht, Pele ka shënuar gola të jashtëzakonshëm në karrierë, ndërsa debati mbetet I madh nëse ka mbi 1000, apo saktësisht 1279, 757 apo 778.
Ndërkaq, goli I tij I 1000-të përkoi me ditën kur kozmonautët amerikanë do të bënin zbritjen e dytë në Hënë, me anijen kozmike Apollo 12.
Një defekt në sinjal bëri që njerëzit të mos e shikonin mirë zbritjen, por golin e Pelesë nuk e pengoi asgjë.