“Përse nuk po shërohemi?!”, nutricionisti ndan këshillat shëndetësore të librit: Si ndikon fuqia e natyrës përtej ilaçeve

schedule08:57 - 19 Nëntor, 2024

schedule 08:57 - 19 Nëntor, 2024

“Përse nuk po shërohemi?!”, është libri i nutricionistit, Altin Joka, që ka korrur sukses në Panairin e Librit 2024.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ky libër tregon se si fuqia e natyrës kalon përtej ilaçeve dhe si të kemi një shëndet të fortë.

Joka ka ndarë dhe disa nga këshillat në emision për të pasur një trup me imunitet të fortë.

“Libri është ndarë në 5 kapituj dhe jo më kot. Edhe titulli prandaj ka dhe pikëpyetje dhe pikëçuditëse, sepse pas pyetjes, çdokush gjen përgjigjen.

Si ka mundësi të jemi të shëndetshëm, kur sot vetëm 12% e njerëzve në botë janë të shëndetshëm metabolikisht? Si mund të quhemi ne që jemi të shëndetshëm, kur ne konsumojmë vetëm ushqime të procesuara?

Shëndeti është pika bazë e natyrës, nëse nuk ke shëndetin, atëherë je i varur nga ilaçet dhe spitalet”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al