E mbyllën fazën e grupeve me një rezultat pozitiv.
“Dardanët” e Kosovës kanë arritur të sigurojnë fitore në sfidën e fundit të kësaj fazë të UEFA Nations League, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” mjaftoi vetëm 1 gol nga Muharrem Jashari, për të siguruar fitoren ndaj Lituanisë.
Triumfi do të sigurohej me goxha vuajtje pasi në fundin e pjesës së parë, djemtë e teknikut Franco Foda mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të autorit të golit, duke luajtur për të gjithë pjesën e dytë me një lojtar mangët, megjithatë arritën që fund të siguronin 3 pikët e plotë, përballë një kundërshtari të vështirë.
Falë këtij rezultati, Kosova ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe mbetet në vendin e 2-të të tabelës, me 3 pikë më pak se Rumania, e cila fitoi 4-1 ndaj Qipros, me “Dardanët” që tashmë do të luajnë në “play-off”, për të tentuar ngjitjen në Ligën B.
Ndërkaq, në sfida të tjera Bullgaria barazoi 1-1 me Bjellorusinë, Luxemburgu barazoi 2-2 me Irlandën e Veriut, ndërsa San Marino fitoi 3-1 në transfertën e Lihtenshtejnit. /i.m /abcnews.al