Janë të paktën nëntë të vdekur të konfirmuar deri më tani dhe më shumë se 325 të lënduar që kanë marrë ndihmën e parë në spitale për shkak të tërmeteve të forta që goditën vendin mëngjesin e sotëm.
Në një intervistë për mediat greke, sizmiologu Eftimious Lekkas tregon edhe shkakun se përse ky tërmet, ndryshe nga ai i shtatori shtaktoi kaq dëme në Shqipëri.
Sipas tij, ka qenë pikërisht tërmeti i shtatorit që ka dobësuar strukturat e ndërtesave që sot u shembën duke zënë nën vete një numër të madh personash.
Pritet që Lekkas të vijë sot në Shqipëri bashkë me një ekip për të bërë kërkime të mëtejshme në lidhje me tërmetet që po godadin Shqipërinë. /abcnews.al


