Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fundit

schedule17:55 - 17 Nëntor, 2024

schedule 17:55 - 17 Nëntor, 2024

Më shumë se 72 viktima pati nga sulmi izraelit në një ndërtesë katërkatëshe banimi.

Shërbimi Civil Emergjent palestinez tha se sulmi u krye në qytetin Beit Lahiya, në veri të Gazës ku disa goditje u lëshuan gjatë natës ndaj “objekteve terroriste”, për të shmangur dëmtimin e civilëve. Pamjet e publikuara nga Reuters, tregojnë banorët që nxjerrin trupat nga banesat e rrënuara, disa prej tyre të plagosur rëndë e ndërkohë të tjerë trupa të pajetë.

Ushtarët izraelitë dërguan tanke në Beit Lahiya dhe qytetet e afërta të Beit Hanoun dhe Jabalia, kampi më i madh i refugjatëve të Gazës, muajin e kaluar në atë që ata e përshkruan si një fushatë për të luftuar militantët e Hamasit dhe për të parandaluar ringritjen e tyre.

Katar ka theksuar se do të shtyjë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lëshimin e pengjeve deri sa Hamas dhe Izraeli të tregojnë “gatishmërinë dhe seriozitetin” për të rifilluar bisedimet.Ndërkohë të dyja palët e përfshira ndryshojnë akuzat dhe ende nuk kanë një marrëveshje mes tyre.

Hamasi kërkon një marrëveshje armëpushimi, kurse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quan të përfunduar luftën në momentin që Hamas do të eleminohet plotësisht.
Deri më tani 43,800 persona janë konfirmuar viktima që nga data 7 tetor. Militantët e Hamasit vranë rreth 1,200 izraelitë dhe ende mbajnë 250 pengjet që i morën dhe i dërguan në Gaza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!