Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti në Maliq, një nga të plagosurit transportohet me helikopter drejt Traumës

schedule11:04 - 17 Nëntor, 2024

schedule 11:04 - 17 Nëntor, 2024

Një nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Maliq, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se i plagosuri, 29-vjeç, ka dëmtime të shtyllës kurrizore.

“Ka ardhur me një hekikopter një 29-vjeçar. Sipas informacioneve brenda spitalit, 29-vjeçari aktualisht ndodhet në intubim, por në gjendje stabël, nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor”, raportoi gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku.



Në afërsi të fshatit Pendavinj në Maliq, u përplas një furgon me një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!