Dyshohet se 7 persona kanë mbetur nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
Situata më alarmante paraqitet në Thumanë, ku edhe janë mobilizuar numër i gjërë i banorëve. Gazetari Andi Qosja, raporton për abcnews.al se dy banorë të mbetur në rrënoja janë përgjigjur thirrjeve të të afërmeve . Drejtues të lartë kanë kërkuar që të pranishëm të jenë vetëm forcat e ndihmës së shpejtë.
Ndërkohë situata te Hotel Palma është dramatike. Janë angazhuar qindra persona që po merren me largimin e rrënojave tashmë të ish-hotel Palmës. Ende nuk dihet nëse dy personat janë viktima, nga të dhënat e familjarëve policia ka dijeni së nën objekt ndodhen edhe dy famijalrë të tjerë./abcnews.al