Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar që ndeshja e sotme e Kombëtares të luhet siç duhet e të mos ketë probleme.
Në një mesazh në faqen e tij në Facebook, Duka, e vlerëson sfidën si të fortë dhe ndaj një kundërshtari me të cilin jemi ndeshur shpesh së fundmi, dhe kemi provuar emocione të forta.
Presidenti i futbollit shqiptar kërkon angazhim maksimal nga ekipi, por edhe nga tifozët, për të cilët ka një porosi të veçantë.
Sipas fjalëve të Dukës, sonte duhet të fitojë futbolli, që nga ekzekutimi i himneve e deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, teksa ka ftuar tifozët të tregojnë qytetari, maturi dhe sidomos mikpritjen tradicionale shqiptare. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i Presidentit të FSHF: