Arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish deputetit të Krujës, në kërkim që nga tetori

schedule13:32 - 16 Nëntor, 2024

schedule 13:32 - 16 Nëntor, 2024

Ka përfunduar në prangat e policisë, vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja, Flamur Rraja. Mësohet se ai ishte në kërkim nga Policia e Krujës, pas një sherri për motive pronësie që ka pasur me familjen Caca. Ai dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe familjarët e tij për një çështje pronësie.

Gjithashtu, Flamur Rraja dyshohet se më datë 6 korrik 2023, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja po në Nikël. Në një video të shpërndarë në atë kohë në rrjetet sociale,  Flamur Rraja u shfaq duke ushtruar dhunë barbare. Sakaq, ai kishte thirrur në ndihmë edhe vëllanë e tij, Xhelal Rraja.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/abcnews.al