Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vëllai i Jakup Krasniqit pas dënimit: Nuk i besoj kësaj gjykate! Keqardhje që u dënuan

schedule11:57 - 16 Shtator, 2026

schedule 11:57 - 16 Shtator, 2026

Vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar pas dënimit me 25 vjet burgim të ish-kryeparlamentarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në një prononcim për Klan Kosovën, ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka thënë se nuk i beson më procesit gjyqësor.

“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tash nuk mundem me i besu asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës. Për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!