SHQIPËRI- Euro po këmbehet aktualisht me 98 lekë dhe për Bankën e Shqipërisë ritmi kaq i shpejtë i zhvlerësimit mbetet një problem.
Gjatë dhënies së opinionit në komisionin e ekonomisë zv.guvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha se po analizojnë situatën për të parë mundësinë se si mund të ndërhyhet por kjo do të shkaktonte rritje të inflacionit.
Banka e Shqipërisë e sheh si një element shumë të rëndësishëm rishikimin e skemës së pensioneve në vend pasi po krijon një deficit të fortë në buxhet Drejtori i politikave monetare theksoi se ndryshimet klimatike mbeten risk për ekonominë.
Banka Qendrore ka vlerësuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm pasi konsolidon financat dhe ul ndjeshëm borxhin publik.