Një efekti policie humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës që po zhvillohej përpara Bashkisë së Tiranës. Menjëherë efektivi i policisë, pasi është ndjerë keq është marrë me makinë policie për ta transportuar në spitalin QSUT.
Gazetarja Ajgena Korgi nga spitali i QSUT-së raportoi se mjekët kanë thënë se aktualisht po priten analizat. Ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e normalizuar.
“Aktualisht pritet përgjigja e analizave, sipas burimeve gjendja e tij shëndetësore është e normalizuar”, tha më tej gazetarja Ajgena Korbi.
/abcnews.al/