Bora dhe reshjet “pushtojnë” qarkun e Dibrës

schedule13:01 - 15 Nëntor, 2024

schedule 13:01 - 15 Nëntor, 2024

Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë Qarkun e Dibrës. Temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -6 gradë në Kalanë e Dodës. Reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 1300 m, por nuk kanë zbritur ende në fshatra apo zona të banuara.

Pika më e lartë e rrugës Peshkopi – Kukës, në fshatin Vasie dhe Ploshtan të Kalasë së Dodës, është përfshirë nga një erë e ftohtë e cila ka skalitur pemët, shtyllat dhe telat me një shtresë akulli. Si pasojë e ngarkesës nga akulli, janë rrëzuar degë pemësh, janë këputur tela përçues dhe shtylla duke lënë gjithë fshatrat e njësisë Administrative Kala e Dodës pa energji.

Përgjatë gjithë natës kanë punuar 4 grupe të OSHE dhe pritet që në orët në vijim të rikthehet energjia.

Sa i përket situatës rrugore nuk ka probleme, kjo edhe për faktin se bora ende nuk ka zbritur nën 1300 m.

Këtë të premte, ka nisur regjimi dimëror, dhe drejtuesit e mjeteve janë pajisur me goma dimërore dhe mjete anti rrëshqitëse (zinxhirë).

Sipas informacioneve nga EC, janë marrë masat dhe janë lidhur kontratat e mirmbajtjes dimërore. Kompanitë kanë vendosur mjetet e nevojshme borëpastruese në pikat problematike./abcnews.al