“Vrasja e ndërtuesit, plan i mirëorganizuar”/ Karamuço: Autori, profesionist. Ka përdorur armë të veçantë

schedule23:43 - 14 Nëntor, 2024

schedule 23:43 - 14 Nëntor, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se autori i vrasjes së Eduard Reçit, është profesionist dhe nuk ka lënë gjurmë në vendngjarje.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se vrasja e Reçit, është plan i mirëorganizuar dhe shtoi se autori ka përdorur armë të veçantë.

“Është një organizim i mirëplanifikuar, ka persona vëzghues, ekzekutorë dhe persona që bëjnë lëvizjen e grupit. Në vendngjarje ka pasur kamera të biznesve përreth. Ishte armë e veçantë e cila është gjysmë automatike, me mbushje teke dhe pa viaska. Kap një shifër 1700 euro. Ajo nuk lë gjurmë të mirëfillta, gëzhoja merret me vete. Goditja mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme në zona vitale, si në kokë. Nuk mendoj se autori është banor, është bërë eksperimenti i kufomës, nëpërmjet lazerit del se nga ku është qëlluar. Mbetet sekret hetimor. Atë po e heton policia, nuk mund të japim detaje më shumë se kaq. Do të shikojmë në vijim dinamikën e hetimit. Janë disa pista”, theksoi ai./abcnews.al