Largimi i Ivan Juric ishte vendimi i duhur dhe emri i ri i pankinës së “Verdhekuqve” duket të jetë special.
“Strategu” italian, Claudio Ranieri do të marrë përherë të tretë në karrierë në duar “Ujkonjat” romake, me 73-vjeçari që mesa duket ka përmbushur kriteret e Presidentit Dan Friedkin, të paktën këtë përshtypje la takimi që u zhvillua këtë të mërkurë në Londër mes dy paleve..
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “veterani” i pankinës, i cili në fund të sezonit të kaluar kishte deklaruar se do të mbyllte përfundimisht karrierën kërkoi garanci në rrugën e tij brenda klubit dhe jo një rol të thjeshtë si shpëtimtar.
Ndërkaq, siç theksuam edhe më sipër për 73-vjeçarin Ranieri kjo është aventura e tretë si trajner te “Verdhekuqtë” pas periudhës dyvjeçare 2009-2011, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në mesin e sezonit të dytë dhe pas asaj në vitin 2019 kur pasoi të shkarkuarin Di Francesco për mbylljen e sezonit. /i.m /abcnews.al