Ollie Wren: Evropa të përgatitet për një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

schedule16:57 - 12 Nëntor, 2024

schedule 16:57 - 12 Nëntor, 2024

Evropa duhet të përgatitet për një luftë të re tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha në Vjenë zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Olli Rehn.

Sipas tij, tensionet tregtare mes BE-së dhe SHBA-së filluan të rriten gjatë mandatit të parë presidencial të Trump dhe Evropa më pas kishte probleme për të gjetur një përgjigje të përbashkët ndaj kësaj sfide, shkruan Reuters.

“Nëse do të fillonte një luftë tregtare, Evropa nuk duhet të jetë e papërgatitur siç ishte në 2018,” shtoi Rehn. Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar një rritje të madhe të tarifave për të reduktuar deficitin tregtar të SHBA-së, duke përfshirë tarifat 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e huaja dhe tarifat 60 për qind për mallrat nga Kina.

Një luftë e re tregtare është gjëja e fundit që na duhet sot, veçanërisht mes aleatëve, tha Olli Rehn, duke shtuar se masat e shpallura mund të kenë një ndikim negativ në ekonominë botërore.

Kreu i bankës qendrore austriake dhe politikëbërësi i BQE-së Robert Holzmann ra dakord me pretendimet e Rehn dhe shtoi se tarifat e Trump do të nënkuptojnë se normat e interesit dhe inflacioni në SHBA do të mbeten të larta.

Nëse dollari vazhdon të forcohet dhe i afrohet barazisë me euron, kostot e importit të Bashkimit Evropian do të rriten dhe do ta vështirësojnë procesin e uljes së inflacionit në eurozonë nën dy për qind, paralajmëroi Holzman./abcnews.al