Kreditë e këqija vijnë në ulje/ Nunaj: Ekonomia mbetet e qëndrueshme, individët kanë më shumë kapacitete likuiditeti

schedule14:32 - 12 Nëntor, 2024

schedule 14:32 - 12 Nëntor, 2024

TIRANË- Qytetarët por edhe bizneset kanë vijuar që të shlyejnë në kohë kreditë e mara në sistemin bankar.

Sipas të dhënave të stabilitetit financiar rezulton se niveli i huave me probleme ka vijuar të ulet edhe gjatë muaji shtator duke arritur në 4.58% të totalit.

Ky rezulton se është niveli më i ulët i regjistruar në 16 vite.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nuna, e ftuar në “Money Report” u shpreh se të gjithë treguesit vlerësojnë se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme.

Ajo theksoi se si kompanitë, por dhe individë të kanë shlyer në kohë këstet e kredive pasi kjo do të thotë se kanë më shumë kapacitete likuiditeti.

“Fakti që ekonomia ka këtë qëndrueshmëri dhe individët dhe kompanitë kanë kapacitet për të likuiduar këstet e  kredive” , tha ajo.

Banka e Shqipërisë ka nisur politikën e uljes së normave të interesit nga 3.25 % në 2.75%. Ky vendim ndikon direkt në lehtësimin e kredi marrësve pasi ul shumën, që duhet të paguhet për këstet nga qytetarët apo bizneset.

Sipas ekspertes, ulja e normës së interesit nxit rritjen e kreditimit.

“Ulja e normës stimulon kreditimin”, tha ajo.

Ajo tha se edhe çmimet e produkteve aktualisht ndodhen në një fazë të qëndrueshme.

“Unë gjykoj se po dhe vetë historia e zhvillimit të ekonomisë e ka treguar se 2024 ka qenë një vit shumë më i qëndrueshëm i ekonomisë. Kemi qëndrueshmëri të pjesë së çmimeve dhe në fund vit pritet një tendencë rritëse, por mund të themi se kjo më tepër është një traditë shqiptare”, tha ajo./abcnews.al