“Kurti kërkon instalimin e neokomunizmit”/ Hisen Berisha: Situata më e rrezikshme në të cilën ndodhet Kosova e pas luftës

schedule23:43 - 11 Nëntor, 2024

schedule 23:43 - 11 Nëntor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se kryeministri Albin Kutri po kërkon instalimin e neokomunizmin në vend, teksa e ka izoluar Kosovën me politikat e tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beisha u shpreh se Kosova ndodhet në situatën më të rrezikshme, që pas luftës.

Berisha shtoi se Kurti është i humbur në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

“Kjo thirrje, të gjitha rreziqet që Kurti i ka prezantuar me politikbërjen e tij, këtu lexohet si partiotizëm kundër ndëkombëtarëve. Këto shqetësime të Haradinajt, janë shqetësime të të gjithë shqiptarëve. Kjo është situata më e keqe dhe më e rrezikshme e Kosovës, që pas luftës. Rreziku më i madh është instalimi i një neokomunizmi në Kosovë. Kjo nuk mund të tolerohet. Unë mendoj se Haradinaj dhe secili që kërkon koalicione parazgjedhore, e kanë gabim. Secili jep alternativa para qytetarëve. Kjo është e padiskutueshme, Kurti është i humbur. Me politikat e tij, me mashtrimet, kauzat e rreme që ka ngritur. Përballja e Kurtit me premtimet që nuk ka mbajtur, populli i Kosovës nuk mund të mashtrohet gjatë. Ky po përballet me dështimet e veta, në raport me qytetarët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!