Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët, gati për Itali/ Lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës

schedule19:26 - 11 Nëntor, 2024

schedule 19:26 - 11 Nëntor, 2024

Pas vendimit të gjykatës së Romës për transferimin në Itali të 7 emigrantëve, është bërë këtë mbrëmje lëvizja e tyre nga kampi i Gjadrit drejt portit të Shëngjinit dhe do të hipen në anije për t’u dërguar në Itali.

Referimi i çështjes nga gjykata e Romës tek Gjykata Europiane e Drejtësisë vjen pasi magjistratët e Romës kundërshtojnë listën e vendeve të sigurta miratuar me dekret nga qeveria e Giorgia Melonit.

Sipas gjykatës së Romës, lista e vendeve të sigurta përcaktohet vetëm nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në Strasbourg. Pezullimi i masës së vlefshmërisë së ndalimit për emigrantët që erdhën në vendin tonë, nënkupton se këta emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi duhet të lihen të lirë.



Diçka e tillë nuk mund të ndodhë në Shqipëri pasi protokolli mes Tiranës dhe Romës zyrtare për trajtimin e emigracionit të paligjshëm e bën të qartë se kërkesat e tyre të azilit do të shqyrtohen ndërsa këta emigrantë qëndrojnë brenda Kampit të Gjadrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!