Një 59 vjeçar është arrestuar nga policia në Ferizaj pasi ka plagosur me thikë 4 kalimtarë të rastit. Sipas mediave në Kosovë, bëhet fjalë për dy vajza nën 18 vjeç dhe dy djem, të cilët u dërguan për të marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt.
Dy prej tyre u dërguan në në QKUK në Prishtinë. Policia njofton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, thanë autoritetet në Kosovë./abcnews.al