“SPAK, para Berishës e Metës”, Meçe: Non grata u hartua nga Trump dhe u ekzekutua nga qeverisja e Biden

schedule13:25 - 11 Nëntor, 2024

schedule 13:25 - 11 Nëntor, 2024

“Sot për sot institucioni që ndodhet para Berishës dhe Metës është SPAK ndaj edhe goditja është e përqëndruar të SPAK.” – kështu u shpreh në një bisedë për Neës Line, analisti Arben Mece, në ABC Neës. Mece shtoi se politika amerikane do vijojë në të gjithë personat e shpallur armiq të demokracisë dhe armiq të interesave gjeopolitike

“Qëndrimi i Berishës ky ka qenë që në momentin e parë, është artikuluar më ashpër do të kompensojë edhe partnerin e vet që është në burg, është një gjë e studiuar, nuk ka asgjë të re.

Armiku i tyre sot është institucioni i drejtësisë, është institucioni që vë në vend atë që kërkojnë shqiptarët, të barabartë para ligjit, ndëshkimin e pandëshkueshmërisë. Sot për sot institucioni që ndodhet para Berishës dhe Metës është SPAK ndaj edhe goditja është e përqëndruar të SPAK.

Ajo që është e re në demagogjinë e Berishës është se me ardhjen e Trump gjërat do ndryshojnë.  SHBA nuk funksionon mbi orekset e njërit dhe tjetrit. Non gratën e ekzekutoi qeverisja e Biden, por dokumentacionin e hartoi qeverisja e Trump. Duhet të jemi konseguent në qëndrimin tonë, politika amerikane do vijojë në të gjithë personat e shpallur armiq të demokracisë dhe armiq të interesave gjeopolitike.” tha Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!