Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Manaj sërish i dëmtuar, Sivasspor nuk e përfshin në ekip sulmuesin shqiptar

schedule16:26 - 10 Nëntor, 2024

schedule 16:26 - 10 Nëntor, 2024

Është thuajse e qartë se nuk do ta kemi këtë herë.

Rej Manaj mund të jetë një nga sulmuesit më në formë të kombëtares, por kjo nuk I siguron imunitet nga dëmtimet, dhe ja ku erdhi pengesa e radhës.

Ylli kuqezi nuk do të jetë as sot në përbërje të ekipit të tij, Sivaspor për ndeshjen ndaj Fenerbaçes, sepse trajneri Bylent Ujgun vlerësoi që ai nuk është ende në formën e duhur fizike.



Manaj u lëndua në fitoren 4-2 që Sivaspori arriti në fushën e Adana Demirsporit në Superligën turke në 25 tetor.

Futbollisti 27-vjeçar nuk luajti as në ndeshjen e kaluar, të humbur 1-2 ndaj Rizesporit.

Fakti që sulmuesi i Shqipërisë nuk do të jetë I disponueshëm për sfidën e kësaj jave, do të thotë se ai praktikisht nuk ka shanse që të luajë në dy sfidat e Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës, për shkak se prej më shumë se dy javësh është jashtë aksioni.

Trajneri kuqezi, Silvinjo, ka vendosur ta thërrasë lojtarin dhe që gjendjen e tij fizike ta shqyrtojë stafi mjekësor I ekipit me në krye italianin Stezina.

Gjithsesi, besohet se do të jetë shumë e vështirë që Këpuca e Bronzit e vitit të kaluar në Superligën e Turqisë të mund të ketë gjendjen e duhur për të kontribuuar në dy sfidat e fundit të Ligës së Kombeve, e padyshim kjo vlen sidomos për duelin e së shtunës së ardhshme ndaj Çekisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!