VIDEO | 20-vjetori i krijimit, “Skifterat” dhurojnë pyro-show

schedule14:18 - 25 Nëntor, 2019

schedule 14:18 - 25 Nëntor, 2019

Ekipi i zemrës nuk arriti t’u dhurojë një rezultat pozitiv përballë Ballkanit, ndeshje të cilën Gjilani e humbi 2-1, por kjo nuk ndikoi aspak në festën e madhe të “Skifterave”. Tifogrupi i organizuar që mbështet Gjilanin festoi 20-vjetorin e krijimit me ditën e shtunë.

Ultrasit u mblodhën në stadiumin e qytetit, aty ku nuk mungoi atmosfera fantastike dhe piroteknika. “Skifterat” dhuruan një pyro-show shumë të bukur, ndërkohë që në mesin e fushës u krijua numri 20, që përkon me vitet e ekzistencës së tyre.

Pamje nga momenti i festës

Ekipi po garon fort për fitimin e titullit kampion dhe djemtë e Gentian Mezanit janë ndër kandidatët kryesorë për t’u shpallur kampionë të IPKO Superligës së Kosovës. /abcnews.al