Një godinë është përfshirë nga flakët në Lagjen Xhabije të Shkodrës. Mësohet se kjo godinë shërben për tregtimin e veglave automobile dhe motorrave.
Gazetari Simon Shkreli raporton se zjarri është i përmasave të mëdha dhe në vendngjarje kanë mbërritur 4 zjarrfikëse. Ndërkohë, dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Për fat të mirë godina nuk ndodhet ngjitur me godinat e tjera dhe zjarri nuk ka mundësi të përhapet.
Ndërsa, problem mund të jetë pjesa e poshtme e godinës, pasi zjarri rrezikon më shumë. Sakaq, nuk ka pasur jetë të rrezikuara, pasi i gjithë stafi i punëtorëve është evakuuar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al