Evi Kokalari: Nëse Trump humb, zgjedhjet janë të manipuluara

schedule23:58 - 5 Nëntor, 2024

schedule 23:58 - 5 Nëntor, 2024

SHBA- Aktivistja shqiptare Evi Kokalari analizoi procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë intervistës për “Ora e Fundit” në ABC News, Kokalari, u shpreh se nëse humbet Donald Trump, kjo do të thotë se zgjedhjet janë të manipuluara.

“Vazhdoj e mendoj se zgjedhjet në 2020 u manipuluan. U manipuluan vota dhe kemi shkuar nëpër gjykata. Kamala Harris nuk mund të krahasohet me Trump në shumë kuptime, Kama Harris në primaret e 2020  ajo ka qenë më pak e votuara. Nëse Trump humb, zgjedhjet janë të manipuluara.”, tha ajo.

Ajo u pyet se a mund t’i hiqet non grata Sali Berishës, me fitoren e mundshëm të Donald Trump në Amerikë, për këtë Kokalari bëri këtë koment.

“Nuk besoj se kjo ndodh. Sali Berisha duhet të largohet, PD të zhbëhet dhe pastaj të ribëhet”.

Duke folur për Shqipërinë dhe për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë me urdhër të SPAK, Kokalari tha se nuk përjashtohet mundësia që Ilir Meta të shpallet “non grata” nga SHBA.

“E besoj, kam idenë që nuk është bërë përpara se ka qenë në pozicionin e presidentit. Meta nuk është më faktor në politikën shqiptare. “, tha ajo.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!