TIRANË- “Zgjedhjet amerikane kanë krijuar një situatë pezullimi mbi të gjithë marrëdhëniet kryesore ndërkombëtare”. Kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.
Lidhur me qëndrimet e Trump mbi luftën në Ukrainë, ku është shprehur se mund ta ndalojë atë sapo të vijë në pushtet, Minxhozi tha se republikani nuk ka treguar se me çfarë kostosh e mënyrash do ta realizojë këtë.
“Problemi është se nuk ka thënë se çfarë mund të bëjë, përveçse mund të japë 20% të territorit të Ukrainës, dhe atë do të bëjë, të thërrasë presidentin e Ukrainës. Ai do të thotë se ukrainasit të pranojnë realitetin e hidhur, që 20% i territorit iku. Evropianët këtë lakojnë gjithë kohës, që Putin nëse merr Ukrainën, ai mund ta vazhdojë procesin e presionit, e ka bërë këtë me Gjeorgjinë”, tha ai.
Më tej Minxhozi tha se politika izoluese e Donald Trump do ketë pasoja për SHBA.
“Sot në botë ekziston një koalicion që po zgjerohet, që quhet BRICS, që ka 30% të botës dhe ka 1/3 të GDP-së së botës. Këto vende po bisedojnë dhe janë në negociata, për ta hequr dollarin si valutë të shkëmbimit. Izolacionizmi i Trumpit dhe Politika e tij e mbylljes e heq Amerikën potencialisht nga skena, në momentin që skenën po e marrin të tjerët”, tha ai./abcnews.al