Kryeministri Rama vijon të mbajë fokusin te partia duke lëvizur drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se kryesocialisti ka rikthyer Ilir Beqen në Qarkun e Kukësit, ku do t’i bashkohet Mimi Kodhelit. Ndërkohë, në vend të Beqes, në Qarkun e Dibrës, Rama ka vendosur ministren Olta Xhaçka. Kjo është hera e parë që Xhaçka caktohet si drejtues politik i një qarku, gjë që tregon besimin në rritje të kreut të PS-së te ministrja e Mbrojtjes, e cila është edhe kryetare e Forumit të Gruas në PS. Këto lëvizje janë pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, që mes socialistëve duket se kanë nisur herët. Rama do të zhvillojë takime me deputetët dhe drejtuesit politike të qarqeve të ndryshme, duke filluar që nesër në mëngjes me ata të Elbasanit dhe Korçës./abcnews.al