Gjatë prezantimit të platformës kundër krimit dhe korrupsionit, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te akuzat ndaj tij që oligarkët përmes pushtetit ekonomik ndikojnë në pushtetin politik dhe vendimmarrës. Sipas tij nuk ka thes për oligarkët, po ka marrëveshje të shtetit që sipërmarrësi të paguajë një investim me paratë e tij dhe shteti në një periudhë kohore t’ia shlyejë.
“Në Shqipëri ka ardhur një kompani e madhe në sektorin e naftës dhe në këtë sektor jemi duke u marrë shumë seriozisht për një reformë të thellë që më shumë të ardhura ‘ti shkojnë publikut. Po kështu në infrastrukturën rrugore dhe dy aeroporte të reja që kemi në proces, për aeroportin ndërkomëbëtar të Vlorës dhe hekurudha që është gati dhe për të nisur ndërtimin.
Dua të ndaloj te oligarkët se jemi përpara faktit, oligarkët në radhë të parë që përmes pushtetit ekonomik influencojnë pushtetin politik vendimarrës. Nuk janë njerëzit pasur.
Nëse ky do ishte një vend që oligarkët bëjnë ligjin si shpjegohet kjo shifër sikoni sa kanë paguar buxhetit të shtetit në 4 vitet e fundit pa llogaritur dhe 2019, shikoni ç’bëhet me 10 kompanitë kryesore. Çfarë influence kanë këta njerëz mbi ne?. Si shpjegohet kjo që këta që quhen pushtet real qenkan njerëzit me të taksuar dhe kontribuojnë në buxhet shumë herë më shumë se më parë në 8 vjet 57 mln lekë, në 4 vjet 318 milionë që kanë shkuar në arkën e shtetit. Dhe meqë këtu është një vend që merret me emra të na thotë një emër top 10 apo top 100 që nuk ka bërë pjesë në 4 vitet më Prë.
Oligarkët janë ata që vijnë bashkë me pushtetin politik. Ndërkohë që këta sot ja çfarë raporti kanë sot me shtetin dhe çfarë raporti kanë pasur dje me shtetit.
Flitet për PPP se përsëritja e përditshme e së njëjtës gënjeshtër ka gjasë që të afektojë edhe vetë subjektin. PPP që ne kemi bërë janë skema për të ndihmuar, lehtësuar e mbështetur qytetarin. Kush përfiton nga PPP për Check Up? Afro gjysmë mln njerëz bëjnë kontroll falas. Ka gjë më të rëndësishme sesa shqiptarët të mësohen të kontrollohen në mënyrë të rregullt. Krejt ideja se është një thes që i jëpet oligarkut te dera dhe ai ikën.
Nuk ka thes, ka marrëveshje të shtetit që sipërmarrësi të paguajë një investim dhe të bëjë një investim me paratë e tij dhe shteti në një periudhë kohore t’ia shlyejë investimin dhe në fund të marrë produktin jo vetëm të drejpërdrejt, por edhe investimin”. /abcnews.al


