Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve kreu i grupit parlementar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat u shpreh se sesioni i ri parlamentar fillon me një axhendë intensive me implementimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të drejtësisë.
“Hapja e sesionit të ri parlamentar me axhendë pune intensive, me implementimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të drejtësisë”- tha Balla.
Sipas tij nga e hëna fillon puna për ngritjen e dy institucioneve të rëndësishme të sistemit gjyqësor që është Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokurorisë
“Kreu i Kuvendit kërkoi që menjëhrë nga e hëna të fillojë puna e procedurat për ngritjen e dy institucioneve të rëndësishme të sistemit gjyqësor që është Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokurorisë, faza e parë ka konkluduar me sukses në mënyrë të çuditshme”- theksoi Balla.
Ai I bëri thirrje opzoitës që nuk i bën mirë Shqipërisë.
“Thirrje PD, nuk e di pse LSI e ka bojkotuar mbledhjen, por edhe 4 anëtarët e PD lexuan të kartërt njësoj për seancën e 18 dhjetorit. Apeli, në pamundësi për të mos ua bërë në sallë, sepse pas fjalëve të tyre robotike nuk patëm mundësi në sallë.
Shqipëria nis me sesionin parlamentar të datës 15, një agjendë intensive që është 1 qershori dhe në këtë proces jemi të gjithë.
Bojkoti i sotëm i konferencës së kryetarëve që me shumë gjasa përkthehet me bojkot të seancës nuk i bën mirë Shqipërisë.
Ne jemi të gatshëm që triumfin e Shqipërisë për hapjen e negociatave ta ndajmë me opozitën sepse është triumf i Shqipërisë”- vijoi Balla./abcnews.al