Gripi i shpendëve, asnjë person i prekur/ Ministria e Bujqësisë: Po monitorohen të gjitha fermat

schedule09:31 - 4 Nëntor, 2024

schedule 09:31 - 4 Nëntor, 2024

Asnjë person nuk është prekur nga gripi i shpendëve, thotë Ministria e Bujqësisë, në një përditësim të të dhënave, pas shfaqjes se rastit te pare ne nje ferme shpendesh prane Tiranes.

Nga data 30 tetor – 3 nëntor janë monitoruar 2304 ferma, në të cilat mbarështohen rreth 97 mije shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

Vatra e gripit të shpendëve u zbulua më 2 nëntor në fshatin Mëzez, në Tiranë. Me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës./abcnews.al