Ministri i Jashtëm kundërshton thirrjen e Kievit për më shumë avionë luftarakë

schedule13:26 - 3 Nëntor, 2024

schedule 13:26 - 3 Nëntor, 2024

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski ka kundërshtuar thirrjen e Ukrainës për mosdorëzimin e avionëve luftarakë të premtuar për mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus.

“Ne kemi nevojë të sigurojmë mbrojtjen tonë”, tha politikani liberal-konservator për kanalin “Polsat News”.

Ukraina duhet të kuptojë se Polonia, si një “vend në vijën e parë të frontit të luftës” duhet të pengojë gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin.

Deklarata e tij erdhi pasi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi Poloninë se kishte gjetur edhe një herë një arsye për të mos dërguar avionë luftarakë shtesë MiG-29 në vendin e tij.

Sipas Sikorski, kabineti polak ka paraqitur një propozim për një kredi mbrojtëse për Ukrainën, e cila do t’i lejonte Kievit të blinte pajisje ushtarake nga prodhuesit polakë të armëve me hua dhe t’i kthente paratë gjatë rindërtimit.

Megjithatë, sipas raporteve të medias, një propozim i tillë nuk ka gjasa të marrë reagime pozitive nga Kievi.

Zelensky gjithashtu kritikoi kohët e fundit Poloninë për refuzimin e rrëzimit të raketave ruse mbi Ukrainë.

Varshava tha se një veprim i tillë do të kërkonte miratimin e përbashkët të vendeve të NATO-s.

Polonia, një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi të përbashkët me Ukrainën dhe aleatin e Moskës, Bjellorusinë, e cila shërben gjithashtu si kufiri i jashtëm i BE-së.

Vendi ka qenë ndër mbështetësit më të përkushtuar politikë dhe ushtarakë të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, duke marrë qindra mijëra refugjatë ukrainas.