Samuel Nikaj mori në verë drejtimin e Lirisë së Prizrenit me objektiv rikthimin e bardhezinjve në IPKO Superligën e Kosovës. Trajneri shkodran, një mjeshtër i ngjitjes së ekipeve një kategori më lart, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin dardan.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nikaj ka zyrtarizuar ndarjen me ekipin nga Prizreni. 42-vjeçari ka dhënë dorëheqjen dhe një veprim të tillë e shpjegon me faktin që nuk janë realizuar pritshmëritë e tij.
Nikaj e mbylli këtë aventurë pas 7 fitoreve, 4 barazimeve dhe po kaq humbjeve. Liria renditet në vend të dytë të divizionit të dytë të futbollit dardan dhe është vetëm një pikë larg kreut.
POSTIMI I PLOTË
“Pas përfundimit të xhirove të para , me 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, duke mbledhur 25 pikë , që për pritshmëritë e mia janë shumë pak, marr krejt pergjegjesitë dhe dorëhiqem , duke e lënë klubin ende në luftë për vendin e parë, pasi që janë vetëm 1 pikë larg. I falënderoj pa përjashtim për këto 6 muaj të kaluar tek Liria (nje klub i madh) te gjithë bashkëpunëtorët , që nga kryetari, drejtori, stafi jem i ngushtë dhe ekonamat. Ju uroj suksese ne vazhdim“. /abcnews.al