Bundesliga/ Kane spektakolar ndaj Union Berlin, Eintracht Frankfurt luan “tenis” me Bochum

schedule17:23 - 2 Nëntor, 2024

schedule 17:23 - 2 Nëntor, 2024

Ishin padyshim përballje spektakolare, të paktën dy prej tyre.

Pas sfidës Leverkusen-Stuttgart, që çeli siparin e javës së 9-të të Bundesliga, me barazimin 0-0, mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, mesditën e kësaj të shtune janë zhvilluar edhe plot 5 përballje të tjera, të vlefshme po për këtë javë.

Kështu, në “Allianz Arena”, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë vazhduar me fitoret radhazi në kampionat, ku këtë herë “viktima” ishte skuadra e Union Berlin, me “bomberin” anglez, Harry Kane që shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Kingsley Coman, në fitoren 3-0 të djemve të Vincent Kompany.

Në krahun tjetër, “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt kanë fituar me rezultatin e thellë, 7-2, ndaj Bochum në “Deutsche Bank Park”, ku për golat menduan Omar Marmoush, Knauff, Broën, Dahoud dhe Hugo Ekitike me “bomberin” francez, që sëhnoi dy herë, ndërsa për miqtë topin në rrjetë e çuan De Wit dhe Hofmann, por pa mundur të bënin më shumë.

Sa i përket sfidave të tjera, Hoffenheim është mundur 0-2 në shtëpi nga St. Pauli, Kiel fitoi 1-0 ndaj Heidenheim, ndërsa Ëolfsburg dhe Augsburg u ndalën në barazimin 1-1. /i.m /abcnews.al