Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Identifikohen autorët e zjarrvënies së makinës së gjyqtarit në Shkodër

schedule08:52 - 25 Nëntor, 2019

schedule 08:52 - 25 Nëntor, 2019

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e zjarrvënies së makinës së gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri. Gazetari i ABC Neës Simon Shkreli raporton se autorët janë identifikuar nga kamerat e sifgurisë së bizneseve dhe të rrugës. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, por dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të detyrës.

“Bëhet fjalë për gjyqtarin Andi Ymeri, ku pranë banesëa ka pasur automjetin e parkuar. Policia ka identifikuar autorët që dyshohet se janë zjarrvënës të qëllimshëm.



Ata janë identifikuar nga kamerat e sigurisë së rrugës e bizneseve ku shihet se janë duke i vënë flakën makinës mu në qëndër të qytetit në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër.

Nuk dihen arsyet , megjithatë dyshohet për shkak të detyrës së gjyqtarit të gjykatës së Shkodrës

Nuk bëhen të ditur identiteti i autorëve për shkak të hetimit”-raporton gazetari Shkreli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!