Një grua 82-vjeçare ka përshkruar momentin kur ajo e bëri një burrë të pendohet që u fut në shtëpinë e saj në New York pasi luftoi me të.
Willie Murphy thotë se një burrë rreth 29-vjeç, hyri në shtëpinë e saj në Rochester, pavarësisht se ajo tentoi t’a ndalonte për të mos u futur brenda.
” Unë jam vetëm dhe jam e moshuar, por jam ende e fortë, shprehet ajo, duke treguar krahët e saj muskulor. Ai zgjodhi shtëpinë e gabuar për t’u futur”, tha gjyshja 80-vjeçare. Murphy është një bodybuilder fituese e shumë çmimeve dhe ende punon pothuajse çdo ditë.
Murphy thote se burri që tentoti të hynte në shtëpinë e saj ishte i gjatë dhe peshonte shumë, por as kjo nuk e pengoi gjyshen që t’a mposhte atë.
Ajo kishte lajmëruar policinë, por ndërkohë kishte arritur t’a bllokonte sulmuesin, derisa policët mbërritën dhe arrestuan burrin që u përpoq ta bindte gjyshen që ta linte brenda sepse ai ishte i sëmurë.
“Unë dëgjova një zhurmë të fortë”, ai u fut brenda dhe unë mora tavolinën dhe e godita atë. Tavolina u thye”, tha ajo për Fox News./abcnews.al