Bashkitë marrin më shumë para/ Në buxhetin e 2025, 6.6 miliardë lekë më tepër për pushtetin vendor

schedule15:26 - 1 Nëntor, 2024

schedule 15:26 - 1 Nëntor, 2024

Pushteti vendor do të marë më shumë para nga arka e shtetit për vitin që vjen.Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet që  në total granti për bashkitë të arrijë vlerën 43.1 mld lekë.Nëse e krahasojmë me këtë vit rritja rezulton se është e konsiderueshme me 6.6 miliardë lekësh apo 67 milionë euro më shumë.Nëse e shprehim në përqindje, e granti për bashkitë do të  shtohet me 18 %.Gjatë këtij viti risi do të jetë një fond prej 200 milion lekësh për performancën e bashkive e cila synon të nxisë  përmirësimin financiar si dhe  mbledhjen e taksave.Paratë do ti shpërndahen bashkive  përmes një udhëzimi që do të miratohet nga Ministria e Financave dhe Ministri për Pushtetin Vendor.Në fondet që do ti kalohet vendorëve është parashikuar  edhe një zë i veçantë në vlerën e 3.5 miliardë lekëve për rritjen e pagave të punonjësve të pushtetit vendor.Në projektbusxhet vlersohet ecuria e shlyerjes së detyrimeve nga bashkitë gjatë këtij viti.

Edhe shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, janë parashikuar 89.9 miliardë lekë, me një rritje prej 13.2% më shumë se buxheti i vitit 2024.

Në relacion thuhet se bashkitë kanë ulur me 60% detyrimet e prapambetura nga viti 2016 deri në fund të 2023-shit, reduktim që ka vijuar edhe gjatë këtij viti. Konkretisht nga 12.1 miliardë lekë që ishin borxhet e bashkive në 2016-ën ato janë ulur në 4.2 miliardë lekë në fund të muajit qershor të vitit 2024. Reforma në financat vendore është fokusuar edhe në reformimin e sistemit buxhetor me synim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për fondet publike vendore. Kjo do të vijojë edhe me fillimin e punës për ngritjen e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Financiar në nivel vendor.

BUXHETI PER BASHKITE

Viti 2025    43.1 mld leke

Viti 2024    36.5 mld leke

TRANSFERTA E FONDEVE TE BASHKITE

Grant performance                200 mln leke

Fond per rritjen e pagave     3.5  mld leke

Transferte sektoriale             13.1 mld leke

Transferte e pakushtezuar   26,2 mld leke

Totali 43.1 mld leke

/abcnews.al