Protestuesi e goditi me kos dhe vezë/ Çupi: Beleri është agjent grek i futur në Shqipëri, ja si janë marrëdhëniet mes dy shteteve tani

schedule20:26 - 31 Tetor, 2024

schedule 20:26 - 31 Tetor, 2024

Eurodeputeti Fredi Beleri u godit me vezë dhe me kos nga një protestues pasi doli nga Kryesia e Kuvendit. Lidhur me këtë analisti Frrok Çupi tha në emisionin “Real Story” në ABC News, se ky gjest u bë pasi Beleri është njeri që ka vrarë dhe është shpallur hasmi i shqiptarëve.

Ai theksoi se Beleri është agjent grek i futur në Shqipëri me qëllim që të caktojë një konflikt.

Drejtësia është tjetër gjë, është krejtësisht ajrore, nëse ti je individ si mund të bëhesh ballë për ballë me drejtësinë. Problemi është ky, vetë dialogu i Majkos e ka mbyllur krejt këtë çështje. Që kur ka nisur çështja Beleri është diçka e mbyllur, por sot ne kemi disa përfundime. Kjo çështje ka mbyllur shumëçka këtu në Ballkan, ka prodhuar disa vlera. E para, në radhë të parë ka prodhuar faktin se një ish shtet i BE që kishte fqinj Shqipërinë, që tentoi të mos lejoi hapjen e negociatave nuk e arriti dot. Që do të thotë se BE pas qendrimit krejt demokratik të qeverisë shqiptare ndërhyri deri dhe për heqjen e vetos, deri për zbutjen e statusit të VETOS. Kjo është një çështje ballkanike. Në Ballkan kështu ka ndodhur historikisht që dikush ka futur shkopinjtë në rrotat e tjetrit, Beleri padyshim që është agjent grek, është i futur në Shqipëri me qëllim që të ngacmojë një gjë, të caktojë një konflikt. Megjithatë, sot ne kemi një situatë ku Greqia dhe Shqipëria nuk kanë asnjë problem, domethënë nuk u shpall lufta e kuqe dhe as lufta e ftohtë, do të thotë që ne marrëdhëniet me Greqinë i kemi thuajse të normalizuara”.

Më tej, i pyetur nga gazetari Sokol Balla lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Çupi deklaroi se janë normalizuar dhe kjo vihet re dhe te vizita që kryeministri Edi Rama do të bëjë në Selanik, pas asaj në Athinë.

“Në kolonat e veta, politika shqiptare me Greqinë nuk ka pësuar asnjë goditje. Tani jemi te ata që ishim. Jemi në të njëjtat raporte, presim që për pak ditë kryeministri i Shqipërisë të shkojë në Selanik për të takuar shqiptarët siç i takoi në Athinë. Do të thotë që nuk funksionoi projekti dhe unë mendoj që ishte një projekt për të shkaktuar trazira në Shqipëri dhe një luftë të ftohtë në Ballkan. Po ju garantoj që po të kishte ndodhur diku tjetër, ose mes dy shteteve të tjera, askush nuk do ta zgjidhte si qeveria shqiptare në mënyrë aq të denjë dhe aq paqësore. Nuk do ta zgjidhte siç e ka zgjidhur me Shkupin, apo me Serbinë. Ky është një produkt fantastik i asaj çështje që ne kaluam. Mendohet sikur është një skandal që ndodhi në Bulevard, por e gjithë situata ishte një ngacmim siç bëjmë mistrecët zakonisht, pasi zihen mbrapa pallatit, vjen dikush dhe të ngacmon. Ky ishte roli i Belerit, por e vuri situatën para një gjëje, që o do kryej ajo, o do gjuhej me kos dhe me vezë, o publiku shqiptar do të ishte një njeri i padenjë për të pritur një njëri, që realisht ka fyer shumë rëndë simbolet e kombit, që realisht është akuzuar shumë rëndë që ka vrarë oficerë, është i akuzuar dhe i dënuar për vjedhje votash. Prej kësaj vjen një vlerë shumë e madhe, që normalisht patriot do të veprojnë, por vepruan në një mënyrë elegante. Ai u gjuajt si një njeri që ka vrarë, si një agjent i Shqipërisë dhe kjo dëshmoi dhe një herë në vëmendjen e BE, nuk mund të dërgosh në Shqipëri një njëri që është i shpallur hasmi i shqiptarëve”./abcnews.al