Agjentët amerikanë në kërkim të emigrantëve të paligjshëm, 21 arrestime

schedule11:21 - 11 Janar, 2018

schedule 11:21 - 11 Janar, 2018

21 të arrestuar brenda pak ditësh në operacionet e fundit anti emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agjentët federalë janë përqendruar më shumë tek personat që i punësojnë ata. Dhe pse në qytete të ndryshme operacioni policor është përqëndruar në zinxhirin e supermarketeve 7- Eleven, të cilët qëndrojnë hapur 24 orë dhe shpesh ndodhen në periferi, apo në pika të ndryshme të autostradës. Administrata Trump synon të japë një mesazh të qartë për emigracionin klandestin, duke bërë të ditur se nuk do të arrestohen vetëm të huajt pa leje qëndrimi, por dhe ata që i punësojnë.

Kontrollet kanë nisur në orët e para të mëngjesit në 17 shtetet të ndryshme amerikane nga Los Angeles në Nju Jork. Agjentët e njësisë speciale anti emigrantë vepruan në qindra supermarkete të markës 7-Eleven, edhe pse identiteti i të arerstuarve nuk bëhet publik, dyshohet se janë menaxherët e pikave të shitjes.

Rrjeti 7-Eleven, ka selinë qendrore në Teksas dhe më shumë se 60 mijë dyqane në të gjithë botën, nga Britania e Madhe në Kinë. Me anë të një deklarate për shtyp drejtori i përgjithshëm i tij bëri të ditur se cdo supermarket ka një pronar – mennaxher, një sipërmarrës të pavarur i cili është i vetmi përgjegjës për atë që ndodh. Përfshirë këtu dhe kontrollin e dokumentacioneve të të punësuarve./abcnews.al