Masakra e Shkodrës e paralamëruar? ABC NEWS publikon pamjet, si u kërcënua Arlind Bushati pak kohë më parë

schedule16:42 - 30 Tetor, 2024

schedule 16:42 - 30 Tetor, 2024

Masakra  e kësaj të mërkure në Shkodër, duket të jetë një ngjarje e paralajmeruar. ABC News ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, nga momenti kur një prej viktimave të sotëm përkatësisht Arlind Bushati, është kërcënuar pak kohë më parë.

Ngjarja është shënuar më 11 tetor të këtij viti, ku sic shihet nga pamjet dy personat të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij. Një prej autorëve të dyshuar, pa zbritur për asnjë çast nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ja ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.

Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ku ky I fundit ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

32-vjeçari Arlind Bushati, iu drejtua policisë së Shkodrës, duke kallëzuar për ngjarjen, por ndonëse policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja, nuk mund të identifikojë e më pas arrestojë autorët. Kujtojmë se në mars të vitit 2022, babait të Arlind Bushatit, Xhemal Bushatit, iu vendos eksploziv në një godinë që kishte në pronësi në pedonalen e Shkodrës. Kujtojmë se Xhemal Bushati ka qenë kandidati i Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit./ abcnews.al