Nga Nagasaki i Japonisë, një prej dy qyteteve të sulmuar nga bombat atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Papa Françesku drejtoi thirrjen e tij për ndaljen e aktivitetit bërthamor në botë, duke thënë se përpjekja për të dënuar me fjalë aktivitetin nuklear nuk mjafton.
27 mijë persona humbën jetën nga shpërthimi i bombës atomike që hodhi Amerika në Japoni çka shënoi edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Vizita e Papës në Japoni mbyllet në Hiroshimë dhe sikurse e kishte njoftuar më parë edhe qëllimi i kësaj vizite një javore në Azi lidhet me thirrjen kundër aktivitetit bërthamor që Ati i Shenjtë zgjodhi ta përcjellë nga dy qytetet e vetme në botë që mund të dëshmojnë pasojat e tij./abcnews.al