Policia ka proceduar në gjendje të lirë, 61 vjeçarin Dilaver Nelën, personi që të martën goditi me vezë dhe kos eurodeputetin Fredi Belerin.
Mesditën e kësaj të mërkure, ai u shoqërua nga policia në ambientet e komisariatit numër 2.
Ai akuzohet për dy vepra penale, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Incidenti me eurodeputetin Beleri, u shënua përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Rebelimi i qytetarit, Dilaver Nela, i njohur në rrjetet sociale dhe si aktivitë, u shpreh se sulmin me produkte ushqimore ndaj Belerit lidhen me të shkuarën por dhe të fundit, me dënimin për vjedhjes votash.
Lidhur me këtë situatë, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himares dhe I dënuar per vjedhje votash, nuk beri asnje koment.


