Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evazioni, Rama kritikë prokurorisë/ Kryeministri: Nuk hetohet asnjë sipërmarrës i denoncuar

schedule11:30 - 30 Tetor, 2024

schedule 11:30 - 30 Tetor, 2024

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar drejtësinë për mos dënimin e evazorëve fiskalë. Gjatë një takimi me pensionistët në Durrës  kreu i qeverisë premtoi se çdo rritje ekonomike do përkthehet në pensione më të larta.

Po ashtu edhe bonusi I këtij fundviti për pensionistët pritet të jetë disa herë më i lartë.

Drejtësia nuk po lufton evazionin fiskal. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu kritika  kundrejt prokurorëve që sipas tij nuk kanë bërë sa duhet  në këtë drejtim duke mbuluar shkeljet e bizneseve.



Gjatë një takimi me pensionistët në Durrës, Rama kërkoi që  drejtësia të shtrihet në të gjitha nivelet.

Kryeministri  tha se qeveria do të rrisë presionin mbi kompanitë dhe bizneset për deklarimin e plotë të pagave.

Një ironi e kishte edhe për opozitën ndërsa premtoi se bonusi i fundvitit do të jetë i kënaqshëm.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!